Eurocar.al - The best car rental in Albania 

Trekëndëshi i Bermudave... apo i Vdekjes?

Printo PDF
Vlerësimi i lexuesve: / 8
DobëtShkëlqyer 

Argëtim - Kuriozitete

Trekëndëshi i famshëm gjeografik që ndodhet midis Floridës, Puerto Ricos dhe Ishujve Bermude, mbart në vetvete një seri misteresh të mbetur pa zgjidhje. Qindra anije dhe miliona njerëz janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, duke e kthyer vendin në një legjendë shumë të veçantë. Ndërkohë, shpjegimet janë nga më të ndryshmet. Nga mijëra hipotezat e hedhura, dy nga këto duken më interesantet. Graviteti i madh e devijimet magnetike, dhe ekzistenca e një vrime gjigante thithëse, që përpin gjithçka që i afrohet.
Në fakt, ngjarja që bëri me shumë jehonë qe ajo e 5 dhjetorit të vitit 1945. Sipas Armatës së SHBA-së, katër bombardues “Torpeda”, të llojit “Grumman Avenger”, janë zhdukur gjatë patrullimit të kësaj zone. Dhe ajo që ishte më e rëndësishmja, të katërt drejtoheshin nga një personel i pasur me përvojë shumëvjeçare. Rreth orës 15:40 komandanti i patrullimit ka kontaktuar me bazën ajrore, duke lajmëruar se kishin humbur. “Nuk e dimë ku ndodhemi. Nuk arrijmë të gjejmë Veriun. Çdo gjë është anormale dhe e çuditshme. Po rrotullohemi pa asnjë drejtim. Madje edhe oqeani po duket shumë turbullt.”- ishin fjalët e tij. Rreth një orë më vonë, një tjetër lajmërim erdhi në një bazë tjetër ajrore. “Duhet të ndodhemi rreth 225 milje në verilindje të bazës. Por jemi duke...”. Dhe me kaq mbaroi gjithçka. Linja u ndërpre për të mos u kapur më. Pas kësaj një aeroplan u dërgua për të gjetur bombarduesit e humbur, por edhe kjo e fundit u zhduk pa lënë gjurmë.
Misterin e këtyre zhdukjeve e zbardhi disi studiuesi Lawrence D. Kusche. Ai zbuloi se pilotët e bombarduesve ishin të gjithë studentë, e aq më pak kishin eksperiencë, përveç komandantit, por edhe ky i fundit nuk kishte njohuri për zonën ku ishin duke fluturuar. Gjithashtu arriti të vërtetonte edhe që asnjëra nga thirrjet me radio transmetues nuk ishte realizuar. Sipas mendimit të tij, radiotransmetimet që është munduar të bëjë komandanti kanë ndërhyrë tek busulla, dhe për këtë arsye, ajo është çorientuar. Bombarduesit, sipas tij, kanë mbetur në kohë të keqe atmosferike, pa lëndë djegëse, dhe kanë përfunduar në det. Për sa i përket  aeroplanit së dërguar për të gjetur katër bombarduesit, një anije tjetër ka raportuar se ka vënë re një shpërthim të madh në ajër. Gjithsesi, të gjitha këto mbeten supozime të pabazuara askund, edhe pse një arsyetim më i vërtetë ende nuk është gjetur. Të kenë qenë këto thjesht rastësi, apo ky është vërtet trekëndëshi “i Vdekjes”?