E hënë, 30 Prill 2012 18:06

Libri albumografik “Thesare etnografike” i hulumtuesit të apasionuar të Argjendarisë VIKTOR GASHI, është një stoli e stolive të shpirtit të bukur, të mendjes së ndritur, të artpunimit mjeshtëror të këtij populli të zgjuar, inteligjent, qëndisës, sikundër është ky popull i bukur, populli shqiptar.
Një paraqitje plot frymëmarrje, e cila përsjell shekujt, mijëvjeçarët e qenies, e prezencës së afirmuar dhe identitetit të patjetërsueshëm…
Ishte i nevojshëm një “shkrim i tillë i artë etnografik”, kësaj here me një të shkruar argjendi , apo argjendërore.
Ky libër është një libër portik, që, sapo hapet portiku, dallësohen e konturohen historikisht vendet ilire me prezencë aktive dhe flitet me shembuj të argjendtë, plotgojorë.
Kohëlashta rrëfen e dëshmon për përhapësi të artit të punimit fantasist të metaleve nga banuesit e hershëm, për artin e tyre, ku kryefjalëzonte mënçuria dhe kallëzon sot ekzistencën historia…
Kjo me këtë trajtim dinamik dhe rrjedhojë del në një përfundim, sa logjik aq dhe saktik: ekzistenca e të “shkruarit” dhe të kuptuarit të simboleve, qysh në hershmëri dhe ngrë mbi këtë shtrat një të vertëtë të madhe: Qëkur është shkruar gjuha e këtij populli të zgjuar?!… Vonëshmëria vihet në pikëpyetje!… Dhe studiuesit e zellshëm duhet të vihen në kërkim të kësaj ideje…sa s’është vonë; të futen frytshëm në gjetjet dhe të mos hallakaten në kotësinë…
Vendi ynë pra ka folur edhe me gjuhën e metalit, pasi është i spikatur nga prezenvca metalore. Është një tokë e motivuar, e quajtur simbolikisht “flori” dhe mbulesa e saj “kapak floriri. Një simbolizim domethënës është dhe fraza e punuar bukur figurativisht e argjendarisht: “Ne jetojmë mbi flori”.
Kjo prezencë e metaleve dritëzoi dhe përvijoi përqëndrimin e vëmendjes ndaj përpunimit plot botë dhe estet të kësaj prezence…
Monedhat ilire sipërojnë këtë art mjeshtëror dhe zotësi intuitive…
Artikuj të tjerë...
- Një lule për Shën-Valentinin
- Albana Lifschin: Magjia e një zëri
- Udhëtim në Historinë Amerikane
- Anna Kove: Specie në zhdukje, apo specie që duhen zhdukur...
- Ndue Ukaj: Arti i rrëfimit faustian
- Parathënia e librit me poezi "Kam heshtur" të Bledar Tafaj nga Radical Multimedia
- Ndue Ukaj: Ndoc Gjetja - Poeti i Dhiatës Poetike
- Rezarta Reso: Kur një burrë dashuron
- Viola Isufaj: Brejtje
- Albana Lifschin: Vdekje amerikane
















